TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më 21 maj 2022, Paris Saint-Germain njoftoi rinovimin e kontratës së Kylian Mbappé deri më 30 qershor 2025, por situata mund të ndryshojë rrënjësisht. L’Equipe raporton se sulmuesi i kombëtares franceze ka nënshkruar për dy sezone, pra deri në vitin 2024, me opsion edhe një vit që do të ushtrohej vetëm me pëlqimin e lojtarit.
Kjo e ndryshon plotësisht situatën, pasi Real Madrid mund të rikthehet në garë për të nënshkruar me yllin francez brenda një kohe të shkurtër.
Duke filluar nga vera e ardhshme, PSG do ta gjente veten në të njëjtën situatë si në 2021, me një lojtar që mund të lihej i lirë në 2024.