TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas një aksidenti tragjik në kalërim, Sergio Rico, portieri i dytë i PSG-së, ndodhet ende në terapi intensive. Prej më shumë se 15 ditësh, shëndeti i ish-portierit të Sevilla nuk është përmirësuar.
Pavarësisht një qetësimi të mërkurën, portieri spanjoll fatkeqësisht u vendos në një koma artificiale të premten.
Megjithatë, mjekët mbeten optimistë për gjendjen e tij shëndetësore teksa komunikuan në raportin e ri shëndetësor të lojtarit këtë të hënë: Sergio Rico mbetet i qëndrueshëm pavarësisht nga ashpërsia e dëmtimeve të tij, në repartin e kujdesit intensiv të Spitalit Universitar Virgen del Rocío në Sevilla. Ai vazhdon nën efektet e qetësimit, me monitorim dhe ndjekje nga afër, i asistuar nga ekipi i mjekësisë intensive, në konsensus me specialistë të tjerë në mënyrë shumëdisiplinore. Një raport i ri pritet të mërkurën.