TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Federatës italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, foli këtë mëngjes në Radio Anch’io Sport në Rai Radio. Në një intervistë të gjatë ai u ndal edhe te ndeshja e mbrëmshme Milan-Bolonja dhe në gabimet e VAR në mos dhënien e penalltive në favvor të kuqezinjve. Gravina foli edhe për ndeshjen Milan-Komo që shpreson që UEFA ta miratojë për tu luajtur në Perth të Australisë.
VAR në ndeshjen Milan-Bolonja çoi në një gabim të dukshëm. A nuk i kufizon kjo gjyqtarët?
“Gabimi është mjaft i dukshëm; përdorimi i teknologjisë nuk mund të jetë një kthim në të kaluarën. Ne jemi gjithnjë e më të përqendruar në të ardhmen: ndodh shpesh që gjyqtarët, aty ku teknologjia nuk është e disponueshme, kërkojnë mbështetje për vendimet e tyre. Kjo tregon se teknologjia është e dobishme; thjesht mendoni se si është zvogëluar marzhi i gabimit.”
Milan-Komo në Perth, çfarë mendoni?
“Mendimi im bazohet në vendimin e Këshillit Federal: ne nuk jemi në favor të injorimit të identitetit territorial të ekipeve dhe ligës sonë. Ne miratuam ndeshjen Milan-Komo në Australi bazuar në rrethanat e jashtëzakonshme. San Siro nuk do të jetë i disponueshëm. Ne ia kemi përcjellë këtë rekomandim UEFA-s; kam folur personalisht me Presidentin Ceferin dhe Komitetin Ekzekutiv. Ka shqetësime se në fakt është pjesë e një plani më të gjerë. Do të mbahen konsultime. Unë besoj se UEFA do të japë një përgjigje pozitive; përndryshe, Lega Serie A do të duhet të ndjekë një qasje të ndryshme.”