SPORT, 15 Shtator 2023, 11:47

Pogba kërkon kundërtestin, francezi shpreson te pafajësia apo një vit dënim

Pogba kërkon kundërtestin, francezi shpreson te pafajësia apo

Pol Pogba ka vendosur që të kërkojë kundëranalizat e kampionit B të urinës, në të cilën u gjetën gjurmë testosteroni, në kontrollin antidoping që iu nënshtrua, pas Udineze-Juventus, të datës 20 gusht.

Vendimi ka ardhur në orët e fundit që francezi kishte në dispozicion deri përpara marrjes së një vendimi, për të kuptuar nëse edhe analizat e dyta, të cilat do të kryhen më 20 shtator, në laboratorin “Acqua Acetosa” në Romë, do të konfirmojnë ose jo rezultatin e të parave dhe për të hedhur çdo dyshim rreth mesfushorit francez.

Pas daljes së përgjigjes së analizave do të hapet edhe hetimi në të cilin futbollisti do të merret në pyetje dhe nga ai moment do të ndërtohet edhe linja defensive e vetë 30- vjeçarit, siç ka vendosur së bashku me menaxherët e tij.

Në rast të thyerjes së hapave ligjorë rrezikohen seriozisht 4 vite skualifikim, ndërkohë që nëse do të faktohet pavullnetshmëria, atëherë dënimi do të jetë 2 ose më pak vite.

Dhe siç kanë treguar shumë prej vendimeve të këtij lloj në të shkuarën, pas marrjes së vendimi minimal, në shumicën e rasteve kanë pasuar edhe ulje të tjera të mëtejshme dënimi, kështu që ideja e avokatëve të Pol Pogbasë është që ta arrijnë të bëjnë një pak deri për 1 vit skualifikim dhe pse jo edhe diçka më të vogël sesa kaq.

Në të mirë a në të keq, sido që të shkojë kjo përplasje ligjore, emri i tij te Juventusi ndoshta është njollosur përfundimisht dhe klubi e drejtuesit bardhezi do të presin fillimisht dhënien e vendimit të gjyqësorit, përpara se të bëjnë hapin e radhës, i cili duket se do të çojë gjithmonë e më shumë drejt një divorci të mundshëm mes palëve, pas një rikthimi që u prit me aq bujë, por që rezultoi një dështim i vërtetë.