TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vedat Muiriqi është kthyer sot në faktorin që mund të vendosë titullin kampion në Spanjë, duke mposhtur me Majorkën e tij skuadrën e Real Madridit në një ndeshje kyç për sezonin.
Realit i duhej fitorja për të ngushtuar diferencën me Barcelonën që luan me Atletikon një ndeshje shumë të vështirë. Por madrilenët u goditën në pjesën e parë nga Morlanes i cili u dha avantazhin vendasve.
Ekipi i Arbeloas tentoi të kthehej në lojë në pjesën e dytë dhe ia doli që të barazonte shifrat në fund me Militaon. Por një kundërsulm në minutën e 91-të, i finalizuar në mënyrë perfekte nga Muriqi, i dha fitoren 2-1 Majorkës duke ngjallur shanset e saj për mbijetesën. Por njëkohësisht, ndali Realin dhe i jep mundësinë Barcelonës të synojë arratinë përfundimtare drejt titullit kampion.
42′ Morlanes, 90’+1′ Muriqi / 87′ Militao