TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Genaro Gatuzo nuk është më trajner i Italisë. Lajmin e ka bërë të ditur federata përmes një deklarate për shtyp.
“Federata Italiane e Futbollit dhe Gennaro Ivan Gatuzo kanë ndërprerë reciprokisht kontratën që e lidhte trajnerin kalabrez me stolin e ekipit kombëtar italian të futbollit”.
FIGC falënderon Gatuzon dhe të gjithë stafin e tij për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin me të cilin kanë punuar gjatë nëntë muajve të fundit dhe u uron atyre çdo sukses për pjesën tjetër të karrierës së tyre.”
“Ka qenë një nder të drejtoj ekipin kombëtar dhe ta bëj këtë me një grup lojtarësh që kanë treguar angazhim dhe devotshmëri ndaj fanellës. Por falënderimet më të mëdha shkojnë për tifozët, për të gjithë italianët që nuk kanë dështuar kurrë të tregojnë dashurinë dhe mbështetjen e tyre për ekipin kombëtar gjatë këtyre muajve. Gjithmonë me axurri në zemrën time”, deklaroi Gatuzo pas ndërprerjes së kontratës.