SPORT, 3 Prill 2026, 16:36

Pengu i madh i Kombëtares, në Turqi tregojnë çfarë humbën kuqezinjtë me Ernest Muçin

Pengu i madh i Kombëtares, në Turqi tregojnë çfarë

Ernest Muçi u kthye në fenomen te Trabzonspori, për kontributin e jashtëzakonshëm që nga fundi i muajit nëntor. Plot 10 gola shënoi mesfushori me tipare sulmuese, ndërsa Trabzonspori mbetet në garë për titullin kampion.

Dhe pse ishte lojtari më në formë, trajneri Silvinjo i dha vetëm disa minuta në fundin e ndeshjes me Polonisë. Peng mbetet nëse Muçit do t’i besohej më tepër, ndërsa tashmë është vonë.

Në Turqi kanë publikuar një video, me të gjithë golat e Muçit në kampionat. Çfarë bie në sy është se lojtari i Shqipërisë nuk di të shënojë gola normal.

Deri tani në Turqi janë luajtur 27 javë, teksa Muçi ka 23 paraqitje me Trabzonspori. Gjatë kësaj kohe janë 10 gola të shënuar dhe 4 të tjerë të asistuar, me Muçin si titullar në 19 ndeshje.