SPORT, 3 Prill 2026, 18:47

Dhuna në futbollin shqiptar! Përjashtohen 16 tifozë, FSHF publikon vendimet

Dhuna në futbollin shqiptar! Përjashtohen 16 tifozë, FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se janë përjashtuar 16 tifozë për një periudhë të pacaktuara nga stadiumet. 

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” KF Tirana – AF Elbasani të zhvilluar më datë 08.03.2026 ora 15:00 në stadiumin “Selman Stermasi”, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” KF Vllaznia – AF Elbasani të zhvilluar më datë 15.02.2026 ora 19:30 në stadiumin “Loro Boriçi”, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE.