TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mes mijëra komenteve të marra nga lojtarët e Kombëtares Italiane në llogaritë e tyre personale në rrjetet sociale, njëri prej tyre spikati në veçanti, i cili erdhi nga i njohuri për të gjithë ne… Gladiatori, Russell Crowe.
Aktori nga Zelanda e Re, i cili përveç filmave të tij njihet edhe për dashurinë e tij si për kampionatin italian ashtu edhe për Kombëtaren Italiane, shprehu keqardhjen dhe njëkohësisht habinë e tij pse ‘Squadra Azzurra’, pavarësisht talentit që kanë, nuk arritën të kualifikoheshin për Kupën e Botës 2026.
Në detaje, aktori hollivudian shkroi:
“Një ditë e errët për Italinë. Dita pas dështimit për t’u kualifikuar. Përsëri… Si është e mundur të mos kualifikohesh me kaq shumë talent? Ndihem keq për kombin”.