SPORT, 1 Prill 2026, 19:13

Muçi jashtë planeve, Asllani prioritet, drejtuesit nisin negociatat me Interin

Muçi jashtë planeve, Asllani prioritet, drejtuesit nisin negociatat

Beshiktashi kërkon që të mbajë Kristjan Asllanin, që është aktualisht i huazuar nga Interi. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi klubi turk synon që të ulë klauzolën e përfshirë në kontratë nga Interi.

Zikaltrit presin të përfitojnë 11 milionë euro nga shitja e Asllanit. Beshiktashi ndërkohë nuk është i gatshëm që të shpenzojë një shifër të tillë.

Drejtuesit duan ta mbajnë Asllanin në skuadër, pasi kanë aprovimin e trajnerit Sergen Jalçin. Ky i fundit ndërkohë ishte pikërisht ai, që e pa Ernest Muçin si të tepërt te Beshiktashi.

Asllani regjistron tetë paraqitje deri tani me Beshiktashin. Gjatë kësaj kohe ka asistuar edhe një gol.