TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

UEFA zakonisht kërcënon me përjashtime apo masa të rënda nëse politika fut hundët në futboll. Por sigurisht, jo kur bëhet fjalë për vendet e mëdha. Ka ndodhur kështu me Spanjën e Francën, e tani do të ndodhë edhe me Italinë, ku mediat vendase bëjnë të qartë se Gabriele Gravina nuk do të jetë më presidenti i Federatës Italiane të Futbollit.
Fiaskoja në kualifikueset e Botërorit u shoqërua edhe me deklaratën e tij se futbolli ishte i vetmi sport profesionist në Itali dhe të tjerët ishin amatorë, duke sjellë reagime të të gjitha shtresave. Në Federatë Gravina ka mbështetje të plotë, por në dy ditët e funti, Ministri i Sportit, Abodi, ka dalë hapur kundër tij duke kërkuar largimin. Sipas “Corriere Dello Sport”, kjo është një kërkesë direkte e kryeministres Meloni, e cila mendon se ka ardhur koha për një rinovim të Federatës. Gjë që do të ndodhë, ndoshta që sot gjatë një mbledhje të Këshillit Federal të Federatës.
Ndaj në Itali ka nisur gara për atë që do të jetë zëvendësuesi i Gravinës, për të paktën dy vitet e ardhshme, nën tutelën dhe mbështetjen e plotë të qeverisë. Përmenden ish-presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Malago, por edhe figurua si Marota, Galiani, Del Piero, Maldini, Albertini e Kostakurta. Të gjithë persona që mendohet se janë më të lidhur me futbollin se sa figurat e këtyre viteve që drejtonin futbollin italian duke sjellë katastrofa të njëpasnjëshme, pa bërë asnjë reformë