SPORT, 3 Gusht 2023, 14:30

Partizani gjen pasuesin e Hadrojt, 80 mijë euro për një mbrojtës

Partizani gjen pasuesin e Hadrojt, 80 mijë euro për një

Aleksandër Trumçi në ditët në vijim do të jetë lojtari i ri i Partizanit.

“Panorama Sport” mëson se të kuqtë kanë arritur marrëveshjen me Bylisin për transferimin e 22-vjeçarit nga Shkodra, që luan si mbrojtës i djathtë. Kapiteni i skuadrës nga Mallakastra, pas paraqitjeve shumë të mira me Bylisin, ku luan prej tri sezonesh, ka fituar besimin drejtuesve të Partizanit për t’i dhënë rolin e pasuesit të Andi Hadrojt, një tjetër lojtar i “gatuar” në Ballsh, që tashmë po shkëlqen me fanellën e kuqe dhe është drejt një transferimi shumë cilësor.

Gazeta mëson nga burime pranë të kuqve se është arritur marrëveshja mes dy presidentëve për një transferim në formën e shitjes për rreth 80 mijë euro të Trumçit, teksa Bylisi do të vijojë të mbajë një përqindje të kartonit në rast rishitjeje.

Edhe vetë Trumçi, ditë më parë e ka bekuar kalimin e mundshëm te Partizani. Në një prononcim për gazetën, i riu është shprehur hapur se dëshiron të transferohet te Partizani. “Nëse zgjedh unë, padyshim që dua Partizanin.

Është një klub i madh, me emër dhe me një tifozeri të mrekullueshme”, ka thënë shkodrani.

Trumçi humbi vetëm 2 nga 36 ndeshjet e vjetshme të Bylisit në Superiore dhe përveç aspektit mbrojtës, arriti të shënojë edhe 2 gola e të dhurojë 3 asiste.

Ai u ndëshkua 11 herë me karton të verdhë. Transferimi i 22-vjeçarit i hap rrugën largimit të Andi Hadrojt, i cili është çdo ditë e më pranë një kalimi te Gaziantep në Superligën turke. Ende nuk ka një marrëveshje të mbyllur, por negociatat janë në rrugën e duhur.

Partizani gjen pasuesin e Hadrojt, 80 mijë euro për një