SPORT, 2 Gusht 2023, 20:05

Tekniku i Besiktas para Tiranës: Luajnë në grup, por nuk janë niveli jonë!

Tekniku i Besiktas para Tiranës: Luajnë në grup, por nuk

Besiktas do të sfidojë Tiranën të enjten në “Air Albania”, në kuadër të ndeshjes së kthimit të turit të dytë të Conference League. Para këtij takimi ka folur trajneri i turqve, Senol Gunes.

“LOJA E TIRANËS – Duke parë nga ndeshja e parë Tirana është ekip që luan në grup. Zhvillon lojën e saj dhe ka lojtarë të mirë. Ne duam kualifikimin dhe rezultatin tonë. Ne njohim Abazajn dhe Selmanin që kalnë luajtur në Turqi. Ata lujanë në grup dhe eshtë gjë e mirë.

KUSHTET – Stadiumi është shumë i mirë, por jam i pakënaqur me barin e fushës që mund të ndikojë për keq në ndeshjen e nesërme.

KRAHASIMI – Me sa kam arritur të studioI Tiranën, Shehi ka bërë një punë të mirë duke parë dhe sezonin e shkuar ku ka zhvilluar ndeshje të mira në kampionat dhe Europë. Tirana është ekip kompetitiv por jo në nivelin e Besiktas. Në raport me ne është një skuadër e vogël. Ka bërë shumë zhvillime dhe i uroj suksese trajnerit Shehi” – tha ai. Besiktas ka fituar 3-1 ndeshjen e parë.