SPORT, 1 Gusht 2023, 17:23

Transferimet e Barçës këtë verë, 3 të konfirmuar, 4 të tjerë priten t’i bashkohen skuadrës

Transferimet e Barçës këtë verë, 3 të

Ja se si mund të duket biznesi i transferimeve të Barçës në fund të merkatos.

3 nënshkrime të konfirmuara;

Ilkay Gundogan,  mesfushori gjerman iu bashkua Barçës falas pas largimit nga Manchester City;

Inigo Martinez, qendërmbrojtësi spanjoll u bashkua gjithashtu si lojtar i lirë pas largimit nga Athletic Bilabo.

Oriol Romeo, mesfushori erdhi nga Girona.

4 blerjet e mundshme

Ivan Fresneda  Mbrojtësi i djathtë i Valladolidit mendohet se do t’i bashkohet Barçës këtë verë.

Joao Cancelo; Barcelona ende po mban gjallë shpresën se mund të marrë Cancelon nga Manchester City.

Giovani Lo Celso; Ka një shans që Barcelona të nënshkruajë lojtarin e Tottenhamit pasi Xavi ende dëshiron një mesfushor më shumë.

Bernardo Silva; Portugezi nuk ka gjasa të arrijë te Barça këtë verë, por nëse e bën do të jetë nënshkrimi i verës.