SPORT, 1 Gusht 2023, 15:18

Evropa “minierë ari”, Tirana arkëton një shifër të majme, shitja e të drejtës televizive mbush arkën

Evropa “minierë ari”, Tirana arkëton një shifër

Në futboll, shpesh duhet dhe pak fat, diçka që Tirana nuk e kishte në Stamboll, Beshiktash iu imponua fal individëve, por dhe disa detaje ku ekipi i Shehi mund të bëntë diçka më mirë.

Pas humbjes 3-1 në sfidën e parë, në “Air Albania” më 3 gusht, Tiranës i duhet jo vetëm një ndeshje perfekte, i duhet një mrekulli. Ambienti bardheblu beson ende, shpresojnë që një stadium i zjarrtë t’i jap një shtysë të madhe për të synuar të pamundurën, Pavarësisht përfundim, ekipi kryeqytetas arriti të bëj një biznes të mirë në këtë aventurë evropiane.

Evropa “minierë ari”, Tirana arkëton një shifër

Emri dhe pesha e rivalit bëri që Tirana të arkërojë plus 300 mijë euro nga kjo sfidë, kjo fal të drejtës televizive. Emri i Beshiktash bëri që Tirana të arkëtojë këtë shifëer të majme duke shitur të drejtën e imazhit. Jo vetëm e drejta televizive, klubi bardheblu pritet të arkëtojë edhe një shifër të majme nga shitja e biletave, pasi interesimi është i madh për të parë këtë sfidë live, jo vetëm nga tifozët e Tiranës, por në kryeqytet jetojnë edhe shumë turq, plus bizneset që dëshirojnë të reklamojnë produktet e tyre në stadium.

Përfitimeve nga sfida me Beshiktash, i shtohen edhe 550 mijë euro të tjera nga kualifikimi për në turin e dytë të Conference League. Në total, Tirana pritet të arkëtojë afro 1 milionë euro nga kjo aventurë e tyre në Evropë.