TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kalendari i kampionatit “Abissnet Superiore 2023-2024” dhe ai i “Kategorisë së Parë 2023- 2024” do të zbardhet sot në orën 11:00 në ambientet e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit” në kryeqytet.
Më në fund FSHF ka njoftuar hidhjen e shortit për edicionin e ri të dy kampionateve, me Superioren që nis më 19 gusht dhe Kategorinë e Parë më 2 shtator. Tirana, Laçi, Partizani, Kukësi, Vllaznia, Teuta, Skënderbeu, Egnatia, Dinamo dhe Erzeni janë 10 klubet e elitës këtë sezon.
Sakaq Elbasani, Flamurtari, Besa, Lushnja, Bylis, Kastrioti, Tomori, Korabi, Apolonia, Luz 2008, Burreli dhe Vora do të militojnë në Kategorinë e Parë. Gara në të dyja kategoritë pritet të jetë shumë e fortë, por gjithçka do të shihet gjatë sezonit.
