SPORT, 2 Gusht 2023, 13:44

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Balotazh në sulm, Shehi ndryshon Tiranën që nga mbrojtja

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Balotazh në sulm, Shehi ndryshon Tiranën

Tirana po bëhet gati për sfidën e dytë në Ligën e Konferencës ndaj Beshiktashit. Trajneri Orges Shehi këto ditë po analizon me kujdes kundërshtarin, ndërsa nga sot skuadra është e grumbulluar. Trajneri ka zhvilluar disa analiza video për sfidën e dytë. Nga ana tjetër, Albi Doka humb ndeshjen e dytë me Beshiktashin.

Lojtari nuk ishte i pranishëm dje në stërvitje, ndërkohë që nga ana e stafit mjekësor u qartësua situata e tij.

Lojtari ka një paratërheqje, që është e sigurt që nuk e zbret në fushën e lojës, por i rrezikon edhe stolin, duke qenë se klubi kërkon ta ruajë. Në vendin e tij do të luajë Rimal Haxhiu, që ka bërë mirë sa herë është aktivizuar.

FORMACIONI – Orges Shehi ka punuar i qetë në “Skënder Halili”. Gjatë këtyre ditëve është analizuar loja e kundërshtarit dhe se si do të rreshtohet Tirana në sfidën e dytë. Me ekipin e parë do të jenë Selmani, Haxhiu, Najdovski, Hoxhallari dhe Përgjoni. Në mesfushë: Lushkja, Jonuzi dhe Hila.

Në sulm do të luajnë Abazaj si qendërsulmues, dhe nga krahët Hasani e Latifi.

Alternativë mund të jetë Kaina si titullar dhe Latifi në stol. Të gatshëm janë edhe Mici, Deliu e lojtarë të tjerë, pjesë e organikës bardheblu. Nikqi ka pësuar një goditje në këmbë dhe rrezikon sfidën e dytë, ndërsa Latifi dje nuk ishte në stërvitje.

Braziliani Kaina, që këtë sezon ka ardhur nga Vllaznia, tani po që ka vënë kandidaturën e të qenit titullar. Në formacion janë Abazaj, Latifi dhe Hasani dhe nëse Shehi vendos të ndryshojë sulmin, duhet të sakrifikojë një nga treshja fantastike.

Tani është në dorë të trajnerit për të vendosur se kush do të qëndrojë në stol. Me shumë mundësi mund të sakrifikohet Latifi, ndërsa Abazaj mund të luajë majtas e Kaina në qendër. Një ide është edhe për Haxhiun, që ka fituar me meritë në këto tri ndeshje me fanellën e titullarit.

Tirana dhe Beshiktashi do të përballen në sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës në Tiranë. Bardheblutë do të luajnë në “Air Albania” më 3 gusht në orën 20:00. Kualifikimi në turin e dytë të Ligës së Konferencës u ka garantuar bardhebluve 550 mijë euro nga UEFA.

Ama bonusi nuk janë paratë e Europës, por ajo që do të fitojë nga sfida me Beshiktashin. Po kështu, bardheblutë kanë shitur 300 mijë euro të drejtën e TVsë për sfidën me Beshiktashin.

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Balotazh në sulm, Shehi ndryshon Tiranën