TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas Grudës dhe Berishës, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare po spikat në Bundesligë. Bëhet fjalë për Elvis Rexhbeçaj, i cili gjeti sërish rrugën e rrjetës në elitën e futbollit gjerman, me fanellën e Augsburgut, në triumfin 2-5 ndaj Hedenheimit të arritur ditën e sotme.
Mesfushori shënoi golin e pestë për skuadrën e tij në minutën e 88-të të sfidës, duke u treguar i saktë na pika e bardhë e penalltisë. Ky ishte goli i dytë në 8 ndeshjet e kampionatit për 25-vjeçarin i cili është shndërruar në një titullar te skuadra e Augsburgut.
Shqiptari ka disa sezone që luan në Bundesligën gjermane, teksa tashmë shpreson në ndonjë hap tjetër të madh në karrierën e tij.