SPORT, 22 Tetor 2023, 18:36

Skuka më në fund thyen "mallkimin" në kampionat, goli i parë vjen me asist nga ish-ylli i Serisë A

Skuka më në fund thyen "mallkimin" në kampionat, goli i

Xhuliano Skuka më në fund ka thyer mallkimin që e ndiqte në kampionatin slloven, ku nuk ia kishte dalë ende të gjente golin e parë të tij prej shumë javësh me fanellën e Maribor. Pritja ka marrë fund sot, edhe pse në fakt ky gol i parë e ka lumturuar pjesërisht sulmuesin shqiptar.

Skuka e nisi ndeshjen e sotme ndaj skuadrës së Bravo nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 61-të në fushën e lojës, bashkë me ish-yllin e Sërisë A, Josip Iliçiç i cili tashmë ka vazhduar karrierën në vendlindje pasi u largua nga Atalanta.

Pikërisht kjo dyshe ishte ajo që prodhoi në minutën e 68 golin e barazimit të përkohshëm 1-1, pasi Iliçiç dha në vijimin e një goditje këndi pasimin për Skukën i cili çoi topin në rrjetë. Megjithatë, skuadra e Maribor nuk ia doli që të ruante të paktën barazimin dhe u godit në minutat e fundit nga një gol i dytë i vendasve, të cilët fituan ndeshjen me shifrat 2-1.