TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në mënyrë të papritur, Victor Osimhen zgjedh Stambollin për të vijuar karrierën, transferohet te Gallatasaraj, një lëvizje surprizë në orët e fundit të merkatos, por që duket si një bekim për të gjithë palët. Napoli e kishte nxjerr në shitje, ishte jashtë planeve të Contes, ndërsa lojtari kërkoi me insistim një klub të rëndësishëm për të vijuar karrierën, por klauzola e tij e lartë bëri që ekipet e interesuara si PSG apo Chelsea të tërhiqeshin.
Osimhen gjeti zgjidhje në Stamboll, një huazim i thatë deri në fund të sezonit. Osimhen do të përfitojë 10 milionë euro neto në sezon. Me dhjeta mijë tifozë kishin zbarkuar në aeroport duke i rezervuar nigerianit një pritje të pabesueshme, një atmosferë elektrizuese e cila bëri për vete lojtari:
“Kjo është një atmosferë e pabesueshme. Është një ndjesi fantastike të jem këtu përpara një prej tifozerive më të mira në botë. Mezi pres t’iu takoj sërish”, u shpreh Osimhen përpara turmës së tifozëve. Përpara se të transferohej te Gallatasaraj, Osimhen rinovoi kontratën e tij me Napolin deri në 2027, ndërsa u ul edhe klauzola e largimit në 75-80 milionë euro.