SPORT, 2 Shtator 2024, 09:29

Mbape ndez “turbot”, ylli francez realizon dopietë ndaj Betisit dhe i dhuron 3 pikë të çmuara Realit

Mbape ndez “turbot”, ylli francez realizon dopietë ndaj Betisit

Reali i Madridit u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Betisin me rezultatin 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e katërt të La Ligës.  

Heroi i madrilenëve në këtë duel ishte Kilian Mbape, i cili duket se ka ndezur “turbot” duke shënuar 2 golat për skuadrën e Ançelotit. 

Këto ishin edhe golat e parë për Mbape në këtë sezon me Realin në kampionat. Pas këtij zhbllokimi, tani e gjithë skena është për ylli francez, për të shprehur të gjithë potencialin e mundshëm. 

Vlen të theksohet fakti se të dyja golat u shënuan në pjesën e dytë në minutat 67 dhe 75.  I pari erdhi pas asistit të Valverdes, ndërsa i dyti u shënua me penallti. Duelin e radhës Reali e luan në transfertë ndaj Sociedad.