TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

I përjashtuar nga lista e lojtarëve të Lazios në Serie A, Elseid Hysaj përfundon në tribuna. Mbrojtësi kuqezi nuk arriti të gjente dot një skuadër për sezonin e ri dhe sipas mediave italiane, klubi kryeqytetas ka vendosur që gjithsesi, të paguajë lojtarin, edhe pse ka një rrogë prej 2.8 milionë euro.
Nuk dihet ende përfundimisht sesi do shkojnë gjërat, pasi merkato është e hapur në disa vende. Për herë të parë pas disa vitesh qëndrimi në Serie A, Hysaj gjendet në një pozicion aspak të mirë.
Lazio e këtij sezoni nuk e sheh futbollistin si pjesë të domosdoshme të grupit, çka është kuptuar në këtë fillim sezoni. Për t’u theksuar fakti se bëhet fjalë për një mbrojtës, që numëron më shumë se 100 ndeshje në Serie A.