SPORT, 2 Shtator 2024, 16:21

Klubi turk ngul këmbë për lojtarin e Napolit, Besiktas pret mbylljen e marrëveshjes

Klubi turk ngul këmbë për lojtarin e Napolit, Besiktas pret

Jo vetëm Victor Osimhen, por edhe Mario Rui mund të përfundojë në Turqi.

Sipas asaj që raportohet nga mediat, në fakt po zhvillohen negociata në vazhdim me Besiktasin.

Fanatik shkruan se Besiktas pret që marrëveshja të mbyllet së shpejti, ndërsa detajet nuk dihen ende. Në garë janë edhe disa klube arabe , por mbrojtësi nuk është i hapur ndaj  propozimeve të tilla.  33-vjeçari iu bashkua Napolit në vitin 2016, periudhë në të vinte nga Roma.