TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për të prezantuar grumbullimin për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Në konferencën e tij të parë për mediat për këtë cikël të ri, Silvinjo ka folur për objektivat e skuadrës, por edhe ndryshimet që janë bërë në radhët e ekipit me afrime dhe largime lojtarësh.
“Pikë së pari dua të falënderoj të gjithë Federatën, edhe shumë prej jush që më keni dërguar mesazhe në një moment të vështirë. Faleminderit, të gjithëve, edhe lojtarëve, për mbështetjen për një moment që nuk është i thjeshtë, por kështu është jeta.
Pikë së pari, Broja nuk është në listë, është jashtë. Ne kemi pritur deri në fund dhe edhe dje ishim në kontakt me Evertonin, stafin, të gjithë ata. Ai kishte një problem me tendinin e Akilit, ka nisur përgatitjen, por ne e dimë që është jashtë 10-15 ditët e ardhshme, nuk mund të na ndihmojë. Më vjen keq për të dhe i uroj një rikuperim të shpejtë, kemi bërë ftesën për Uzunin, që nesër mund të jetë me ne.
Kur flasim për listën e madhe mua më duhet të zgjedh, Muçi është i rëndësishëm.. Ai ka ardhur thuajse gjithmonë dhe mori pjesë në Europian. Unë kam parë me gjithë stafin dhe kemi vetëm një anësor të majtë që është Asani. Ishim në ndjekje të një lojtari tjetër që është Muçolli, por ai ka dëmtuar ligamentin dhe është jashtë 9 muaj. Ndaj ishte momenti të vlerësonim dy të tjerë. Kemi parë shumë por Zeka dhe Spahiu janë lojtarë që duhet të vlerësojmë, janë të dy të majtë dhe mund të bëjnë praktikisht të njëjtin rol. Muçi është i rëndësishëm dhe do të jetë në vazhdim me ne.
Berisha? Unë e kam thënë gjithmonë që Kombëtarja është e hapur, në këtë moment futbollisti nuk ka klub. Është moment i veçantë se ata vijnë edhe nga pushimet. Ka 30-35 ditë pushime, shumë kanë bërë fazën përgatitore dhe vijnë. Por lojtari që nuk ka klub humb shumë se nuk stërvitet. Por ekipi është i hapur, ne punojmë me gjithë stafin për t’u përmirësuar gjithmonë në çdo aspekt, por në këtë moment jo.
Një pjesë e rëndësishme e punës, në momentin që kemi 3 milionë këtu dhe 9 milionë jashtë, pjesë e punës është të ndjekim lojtarë që janë në Zvicër, Itali, Gjermani. Kjo është një punë e vështirë, jo sekrete, por e vështirë që duhet të bëjmë me profesionalizëm, se flasim me një lojtar që ka nënshtetësi të dyfishtë. Bëhen gjerat me qetësi, profesionalizëm, kur na intereson lojtari, flitet me qetësi. Kjo është punë që bëhet, nuk mund të them nëse është bërë gjë apo jo, nëse po flasim. Janë shumë lojtarë, nuk mund të them me saktësi si po veprojmë, është një punë shumë e bukur, një ditë mund të flasim për gjëra të tilla. Liga e Kombeve është një kompeticion i rëndësishëm, Ukraina, Gjerogjia dhe Çekia kanë skuadra të forta, do të jenë ndeshje të forta. Nuk më pëlqen të bëj eksperimente, në këtë listë janë dy të rinj, Zeka dhe Spahiu që janë thirrur për herë të parë. Shkojmë në fushë për të prezantuar njerëzit dhe përfaqësuar një komb, të luajmë me shpirt dhe zemër.
Uzuni ka ardhur te ne si anësor sulmi, ka luajtur në Varshavë, ka luajtur titullar në shtëpi ndaj Moldavisë, por ai ka një vit e gjysmë me Granadën si një sulmues i dytë. Unë e kam parë si qendërsulmues, e kemi vlerësuar gjithmonë si një sulmues qendre. Seferi e ka marr vendin, ka ardhur Hoxha, është edhe Bajrami. Uzuni është qendër për ne, dhe për këtë arsye nuk u ftua. Personale asgjë, ajo që ka rëndësi është vetëm fusha, ia them vetes, stafit, presidentit, ka vlerë vetëm fusha. Ne duam që lojtari të shkojë në fushë dhe të bëjë mirë. Personale, nuk ka asgjë, për këtë arsye nuk është Broja dhe është momenti i tij. Ai është lojtar me karakteristike të ndryshme si qendërsulmues, nuk është i madh fizikisht, por është i shpejtë dhe kërkon hapësirë. Ai është ndryshe nga Broja e Manaj, ndoshta një lojtar i ngjashëm i ri është Çuni, por nuk është momenti, është momenti i Uzunit.
Ky është një cikël i ri që ne duam ende ta përmirësojmë, në çdo aspekt. Ne jemi në rritje, por nuk kemi një hapësirë pune si eksperiment, ne duhet të shkojmë drejt objektivit, të shkojmë në fushë e punojmë. Pas Europianit kemi më shumë eksperiencë, lojtarët na japin shumë, por duhet të rritemi se kemi të rinj, me shumë dëshirë për t’u rritur e bërë mirë. Pastaj duhet ta përmirësojmë, por duhet të përmirësojmë skuadrën të bëjmë diçka të bukur, përfaqësojmë njerëzit në fushë me zemër, shpirt skuadre. Kjo është ajo që duam të arrijmë në vitin e ardhshëm.
Puna që thamë më përpara, është se ne kemi parë lojtarë që janë në Kosovë, Kroaci, është një punë që bëhet me respekt, nuk mund të them me cilin jemi në kontakt apo kemi avancuar në bisedime. Kur të kemi diçka më konkrete do e ndajmë me ju. Kur flas për listën flasim për listë pritje, Keidi Bare është pjesë e listës, Kombëtarja është gjithmonë e hapur për lojtarët, nuk mund të zgjedh më shumë se 23 lojtarë, e rëndësishme është që lojtari të vijë dhe të shënojë, mua më duhet të kuptoj si janë. E njëjta gjë vlen edhe për Muçin, mua më pëlqen shumë, por është e rëndësishme që lojtarët të përmirësohen.
Unë e respektoj historinë, por si trajner, unë nuk shoh në anën tjetër të fushës se kush është. Para se të shkoja në San Paolo për arsye personale, unë jetoj këtu, kam parë Ukrainën, Gjeorgjinë, janë të fortë. Pastaj nëse janë më të fortë se Spanja e Italia është gjë tjetër. Por është nj grup i vështirë. Si trajner për mua është e rëndësishme të tentojmë të provojmë të fitojmë një ndeshje të vështirë. Lëreni se kush është nga ana tjetër. Për mua është njëlloj, mundohem ti bind lojtarët për këtë. Por është e vështirë, kur hyn në fushë 11 kundër 11 është e vështirë. Ju garantoj që dy ndeshjet e radhës janë të vështira, por lojtarët e dinë që duhet të bëjnë më të mirën. Janë kundërshtarë të vështirë, mund ta them me 100%. Ky është shpirti i skuadrës tonë, lëreni mënjanë nëse është miqësore apo jo, duhet të hyjmë në fushë të bëjmë më të mirën.
Kërcënimi ndaj Dukës? Unë u ktheva një ditë e gjysmë më parë në Tiranë. Më kanë treguar paksa historinë. Por nuk e di mirë se çfarë ka ndodhur. E rëndësishme është që është zgjidhur dhe kaq. Nuk kam parë shumë të them të vërtetën, ma kanë treguar pak. I kam thënë stafit që është zgjidhur dhe kaq, ecim përpara”, tha ndër të tjera Silvinjo.