SPORT, 31 Gusht 2024, 19:01

Barcelona dhuron spektakël, 7 gola ndaj Valladollid

Barcelona dhuron spektakël, 7 gola ndaj Valladollid

Barcelona ka marrë 3 pikë në kampionat, pas triumfit 7-0 ndaj Valladollid. Katalanasit nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, duke “rrëmbyer” këtë sukses të rëndësishëm.

Në pjesën e parë, Raphinha, Lewa dhe Kounde vendosën ndeshjen në shinat e duhura.

Në pjesën e dytë, Raphinha “tundi rrjetën” edhe dy herë të tjera.  Në fund pati kohë edhe për gola  të Olmo dhe Torres.