SPORT, 31 Gusht 2024, 22:33

Trajneri Veselinoviç debuton me fitore, Rrapaj dhe Mba nderojnë Partizanin kundër Teutës

Trajneri Veselinoviç debuton me fitore, Rrapaj dhe Mba nderojnë

Partizani ka mposhtur Teutën me shifrat 2-0 në “Niko Dovana”.

Goli i parë i sfidës erdhi nga Arinaldo Rrapaj në minutën e 59’-të. Ndërsa në të 89’ Kristian Mba vulosi duelin.

Në këtë ndeshje përveç trajnerit Veselinoviç debutuan edhe futbollistët Rrok Toma me Mateo Shanaj, afrime të ditëve të fundit tek të dyja skuadrat.

Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 6 pikëve ndërsa Teuta mbetet me 3 pikë.

TEUTA 0-2 PARTIZANI

59′ Rrapaj, 89′ Mba.

Trajneri Veselinoviç debuton me fitore, Rrapaj dhe Mba nderojnë