SPORT, 31 Gusht 2024, 23:11

Duel emocionues me katër gola! Milani ngec edhe ndaj Lacios, kuqezinjtë kanë harruar si fitohet në kampionat

Duel emocionues me katër gola! Milani ngec edhe ndaj Lacios,

Milani duket se ka harruar si fitohet në kampionat! Kuqezinjtë e trajnerit Fonseka, nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në duelin e javës së 3-të të Serisë A, teksa duhet të presin ende për të provuar shijen e fitores në këtë sezon. 

Kuqezinjtë shënuan të parët me Pavloviç në minutën e 8-të, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1. 

Në fragmentin e dytë të lojës vendasit shënuan 2 herë me Kastelanos dhe Dia në minutat 62 dhe 66 duke përmbysur përkohësisht rezultatin, teksa për të shmangur humbjen mendoi Rafael Leao në minutën e 72-të. 

Për sa  i përket mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj, ai u aktivizua në minutën e 90-të të sfidës. Duelin e radhës Milani do e luajë në shtëpi ndaj Venecias, ndërkohë që Lacio pret Veronën.