SPORT, 2 Qershor 2022, 19:08

Objektivi i radhës pas Di Marias dhe Pogbasë, Juventusi rivalizon Atletikon për mesfushorin e talentuar të Serisë A

Objektivi i radhës pas Di Marias dhe Pogbasë, Juventusi rivalizon

Juventusi ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm, ku në ditët e fundit emrat më të përfolur kanë qenë ata të Angel Di Marias dhe Pol Pogba. “Zonja” duket se nuk do të ndalet këtu teksa ka vendosur në shënjestër mesfushorin e Udinezes, Nahuel Molina.

Sipas “Tuttomercato.web”, 24-vjeçari është vendosur në radarin e bardhezinjve falë paraqitjeve shumë të mira që kreu me Udinezen në sezonin e shkuar të Serisë A, me klubin që e vlerëson kartonin e tij rreth 30 milionë euro.

Konkurrenca për futbollistin nuk mungon pasi dhe Atletiko e Simeones e ndjek prej kohësh si një objektiv të mundshëm për të përforcuar skuadrën.

Mbetet për t’u parë nëse futbollisti do të zgjedhë qëndrimin në Serinë A apo do të preferojë transferimin në La Liga si hapin e radhës në karrierë.