TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fahd bin Nafel, sheiku miliarder i cili ka në pronësi klubin e Al Hilal në Arabinë Saudite, është nisur sot nga Parisi drejt Milanos. Mediat italiane raportojnë se ai ka vendosur të udhëtojë vetë për të finalizuar sa më shpejt dy marrëveshje që ka për zemër, Simone Inzagin dhe Teo Hernandez, sidomos pasi njëri prej tyre i tha “jo”.
Objektivi i parë është Simone Inzagi, të cilit i ka bërë një ofertë të parefuzueshme ekonomike dhe pret përgjigjen nga trajneri italian, i cili duket gjithnjë e më larg Interit, sidomos pas humbjes së thellë në finalen e Ligës së Kampioneve. Në vendimin e trajnerit ndikojnë shumë faktorë, mes të cilëve edhe fakti se ndërmjetësi për marrëveshjen e mundshme me Al Hilal, është pikërisht djali i tij, Tomaso.
Ndërkohë, pak më ndryshe është çështja e Teo Hernandez. Milani është gati ta shesë dhe Al Hilal i ofron 18 milionë euro në sezon. Por francezi ka ndjesinë se me largimin drejt Arabisë Saudite, i mbyllen dyert e futbollit të rëndësishëm, ndaj po tenton të gjejë një klub të madh në Europë. Si rrjehdojë i ka thënë “jo” ofertës së fundit që i mbërriti nga Al Hilal.
Pikërisht kjo shtyu sheikun që të udhëtojë vetë drejt Milanos për të diskutuar e tentuar të mbyllë personalisht marrëveshjet, para se të nisë Botërori i Klubeve, ku shpreson të ketë Inzagin e Teo Hernandez pjesë të klubit të tij.