SPORT, 2 Qershor 2025, 19:44

I dha leksion Mançester Sitit, klubi që bëri bujë në Angli rrezikon përjashtimin nga Europa. Mbledhje urgjente me UEFA-n

I dha leksion Mançester Sitit, klubi që bëri bujë në

Anglia mund të jetë e detyruar të zëvendësojë një nga klubet të cilat kanë siguruar pjesëmarrjen në kompeticionet europiane për sezonin 2025-2026. Kristal Palas do të zhvillojë nesër një takim urgjent me UEFA-n, për të sqaruar situatën pasi rrezikon përjashtimin si pasojë e rregulloreve për pronësinë e klubeve.

UEFA ndalon që klube që u përkasin të njëjtëve pronarë që kanë fuqi vendimmarrëse, të marrin pjese në të njëjtin aktivitet dhe në këtë rast, Kristal Palas i cili zotërohet nga një grup investitorësh, është në telashe të mëdha.

Klubi siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Europës pasi fitoi Kupën FA duke mundur në finale Mançester Sitin. Por aksioneri Xhon Tekstor, ka në pronësi edhe klubin e Olimpik Lionit i cili merr pjesë në të njëjtin aktivitet.

Një rrugëzgjidhje do të ishte që Palas të delegohej në Ligën e Konferencës, por aty është klubi i Brondbit, që zotërohet nga aksioneri tjetër, Devid Blitzer.

Kësisoj, Kristal Palas rrezikon të përjashtohet nga Europa plotësisht, në vitin e debutimit historik, pasi asnjëherë më parë nuk kishe marrë pjesë në fazën në grupe të një turneu madhor. Nëse Kristal Palas do të përjashtohet, vendin e tij do e marrë klubi i Brajton, ironikisht një nga rivalët historik të tij.