SPORT, 2 Qershor 2025, 16:29

Dashuria për klubin është më e madhe se paratë e Arabisë, ylli i Atletikos rinovon deri në vitin…

Dashuria për klubin është më e madhe se paratë e

Antuan Grizman do të jetë pjesë e Atletiko Madridit deri në 2027-ën. 

Sulmuesi francez ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me “Colchoneros” duke i dhënë fund kështu thashethemeve për një largim të mundshëm gjatë verës. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi madrilen.

Në moshën 34 vjeç dhe me një kontratë që skadonte në qershor të vitit 2026, Grizman kishte menduar një aventurë të re, me mundësi reale si në MLS ashtu edhe në ligat e pasura të Lindjes së Mesme. Megjithatë, lidhja me klubin e Diego Simeones dhe dashuria e tifozëve mbizotëruan.