SPORT, 2 Qershor 2025, 15:22

Goditje e rëndë për Serbinë! Stojkoviç sulmon lojtarin e Romës, por mbetet keq kundër Kombëtares shqiptare

Goditje e rëndë për Serbinë! Stojkoviç sulmon

Serbia ka marrë një goditje të rëndë, përsa i përket portës. Rajkoviç, që konsiderohet portier i parë, është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm në Tiranë.

Lajmin e dëmtimit e njoftoi vetë Al Itihad. Në anën tjetër Stojkoviç i ka qëndruar besnik zgjedhjeve të tij.

Madje trajneri serb sulmoi Mile Svilar, portierin e Romës, që sipas tij ka neglizhuar ekipin kombëtar. 25-vjeçari nuk u thirr tek ekipi i parë pikërisht për këtë fakt.

Shqipëria do të përballet me Serbinë, më 7 qershor ora 20:45. Ndeshja në “Arena Kombëtare” vlen për raundin e tretë në grupet për kualifikueset e Botërorit 2026.