SPORT, 2 Qershor 2025, 19:00

Harron Championsin dhe fokusohet te Italia, Donaruma: Duhet të shkojmë në Kupën e Botës

Harron Championsin dhe fokusohet te Italia, Donaruma: Duhet të shkojmë

Pasi fitoi Ligën e Kampioneve si protagonist me PSG-në, Xhanluixhi Donaruma i është përgjigjur thirrjes në ekipin kombëtar. Portieri italian foli për “Sky Sport” direkt nga Coverciano. “Festova shumë pasi fitova Ligën e Kampioneve, tani jam i përqendruar te kombëtarja.

Kemi dy ndeshje të rëndësishme dhe duhet të luftojmë. Fola me Spalettin, ai më dërgoi një mesazh dhe e falënderoj shumë. Tani jam i përqendruar te fanella blu dhe jam i lumtur që jam këtu. Kupa e Botës është objektivi numër një, duhet të shkojmë atje. 

Tani le të përqendrohemi te Norvegjia, po punojmë shumë për të fituar ndeshjen e parë menjëherë”, deklaroi shkurtimisht ai.