TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tjetër hap fals i Liverpulit në Premier Ligë. Të kuqtë e Jyrgen Klop, regjistruan një tjetër barazim pas atij ndaj Fulham, kësaj here në shtëpi me Kristal Palas (1-1). Një start zhgënjyes, duke pasur parasysh objektivat madhore të Liverpulit këtë sezon.
Zaha kaloi në avantazh miqtë në minutën e 32-të, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të Kristal Palas. Si të mos mjaftonte disavantazhi, në minutën e 57-të, sulmuesi i afruar me shumë bujë në merkato, Darvin Nunjez, la në baltë skuadrën e Klopit, teksa u tradhtua nga nervat, duke goditur më kokë kundërshtarin.
Në këtë moment uruguaiani u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht se me 10 lojtarë në fushë, Liverpuli arriti të reagonte, teksa në minutën e 61-të, Luis Diaz, realizoi një supergol. Vetëm kaq, pasi të kuqtë nuk arritën të shënonin golin e fitores, duke u mjaftuar me 1 pikë.
Dy pikë në dy javët e para janë shumë pak për një skuadër si Liverpuli. Vlen të theksohet se java e ardhshme do të kulmojë me derbin Mançester Junajtid – Liverpul. Të dyja skuadrat vijnë në këtë duel pas një krize rezultatesh në start.