TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi e ka nisur kampionatin në mënyrën e duhur, duke triumfuar me rezultatin 3-0 kundër skuadrës së Sasuolos në Torino.
Bardhezinjtë e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë. Sfida u zhbllokua nga afrimi i verës, Angel Di Maria (26'), i cili debutoi me gol në Serie A.
Më pas skenën e mori ai që e ka për detyrë t’i shënojë golat te Juventusi. Me penallti, Vlahovic nuk gaboi në minutën e 43-të.
Sulmuesi e nisi edhe pjesën e dytë me gol (51'). Me rezultatin 3-0 Juventusi nuk ia la asnjë shpresë Sasuolos dhe mori pikët e plota në javën e parë të kampionatit.
Juventus-Sasuolo 3-0
Di Maria 26′, Vlahovic 43′ (pen), 51′