TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli në ngritje i MMA-së, Shalie Lipp, vdiq në moshën 21-vjeçare pas një aksidenti me makinë, vetëm disa ditë para një përballjeje të ashpër.
Luftëtarja nga Kolorado ishte pasagjere në një aksident mes dy automjetesh në Interstate 94 në Minesota.
Ajo ishte duke udhëtuar në një Chevrolet Malibu të vitit 2015, që thuhet se drejtohej nga 35-vjeçari Joseph Trottier nga West Fargo.
Lipp ishte pasagjerja e vetme nga dy automjeteve që nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe Trottier me tre persona të tjerë të përfshirë dolën nga përplasja e tmerrshme të palënduar, ka bërë të ditur policia.
Ylli i ri ishte planifikuar të ndeshej me Natalie Gage në eventin kryesor të Ignite No Mercy 11 në Kent Freeman Arena në Detroit Lakes më 20 maj.
Vetëm një javë më parë, ajo e kishte paralajmëruar ndeshjen në faqen e saj në Instagram, me një video ku shfaqet në ring dhe stërvitje.
Thuhet se ajo sapo ishte kthyer nga një muaj në Tajlandë për t’u stërvitur në MMA dhe Muay Thai.
Lufta e saj e fundit erdhi më 26 prill 2023, në Tajlandë, sipas Instagramit të saj.