TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Amir Rrahmani po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij. Pasi ka arritur të kurorëzohet si kampion i Italisë me Napolin, mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës ka firmosur edhe kontratën e re me skuadrën e tij.
Fabricio Romano bën me dije se mbrojtësi shqiptar mbetet në Napoli deri në verën e vitit 2027, duke e rinovuar kontratën edhe për 3 sezone të tjera, duke qenë se aktualja skadonte në verën e vitit të ardhshëm. Në kontratën e re të Rrahmanit, përfshihet edhe opsioni i rinovimit për një tjetër vit.
Në këtë mënyrë, Napoli ka siguruar një ndër lojtarët më të mirë, duke përjashtuar mundësinë që Rrahmani të largohet me parametra zero, ashtu siç ndodhi me Kulibalinë. Me kontratën e re, Rrahmani do të përfitojë 2 milionë euro neto në sezon, pagë kjo që do të rritet më shumë me bonuse të tjera.