TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesfushori shqiptar Taulant Xhaka u ndëshkua dje me karton të kuq, pasi në ndeshjen ndaj Zurich goditi me kokë kundërshtarin. Gjest ky i bërë më parë nga Zidane. Dhe për këtë sjellje, ka reaguar Xhaka përmes një postim në rrjetet sociale, ku kërkon ndjesë.
“Do të doja të përfitoj nga rasti për të kërkuar falje në çdo formë për gjestin tim mbrëmë. Ju më njihni si një lojtar emocional. Si dikush që nuk përmbahet, që jep gjithçka për ngjyrat e ekipit të tij në fushë. Dhe ne lojtarët, gjithashtu, jemi njerëz prej mishi dhe gjaku që reagojmë emocionalisht në situata të caktuara. Në të njëjtën kohë, asnjë fyerje verbale në fushë, ndaj meje dhe familjes sime, nuk e justifikon një gafë të tillë nga ana ime. Si lojtar me eksperiencë dhe kapiten i kësaj skuadre kam një funksion model, sidomos në momente të vështira, gjë që fatkeqësisht nuk e kam shfrytëzuar në këtë situatë.
Nuk mund ta zhbëj atë që ndodhi mbrëmë dhe sigurisht që do të përballem me pasojat që nuk e kontrollova veten për një moment të shkurtër” -shkroi ai.