SPORT, 8 Maj 2023, 10:45

Uzuni shënon golin e 22-të me Granadën, ja 5 legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Uzuni shënon golin e 22-të me Granadën, ja 5 legjionarët

Një tjetër fundjavë pozitive për disa nga legjionarët shqiptarë, të cilët ishin protagonistë për skuadrat e tyre.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” 5 lojtarët më të vlerësuar të kësaj jave.

Vendin e parë e mban shqiptari Serxho Kalaj me notën 7.9 pas një perfomancë të shkëlqyer për 90 minuta me ekipin e tij Frosinone.

Vendin e dytë e mban sulmuesi beratas, Myrto Uzuni me notën 7.6 pasi shënoi gol ndaj Alavesh në La Liga 2. Ky është goli i 22-të i shqiptarit me Granadën këtë sezon.

Në vendin e tretë pozicionohet Jorgo Pëllumbi me notën 7.4 pas një perfomancë të mirë për 90′ minuta me ekipin e tij Varazdin.

Në vendin e katërt renditet Taulant Xhaka me notën 7.2 për ndeshjen me Zyrihun, ku dhe u ndëshkua me karton të kuq.

I pesti pozicionohet mesfushori Odise Roshi me notën 7.0 pasi luajti 90 minuta me ekipin e tij në Turqi, Sakarjaspor.

Uzuni shënon golin e 22-të me Granadën, ja 5 legjionarët