SPORT, 7 Maj 2023, 20:27

Struga shkruan historinë me Shpëtim Duron si trajner, fiton titullin kampion në Maqedoninë e Veriut për herë të parë

Struga shkruan historinë me Shpëtim Duron si trajner, fiton titullin

Struga ka fituar titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Ky sukses për këtë klub është i pari në histori, me lojtarët që kanë arsye përse të fitojnë tani.

Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro bëri një edicion fantastik, teksa pas 28 ndeshjesh kryeson kampionatin me 62 pikë. Skuadra ka shënuar 49 gola deri më tani, sakaq mban mbrojtjen më të mirë me 17 gola të pësuar.

Struga sot si vendas mundi Sileksin me rezultat 3-0. Golat u shënuan Ibraimi (42), Shabani (48) dhe (78).

Në derbin në mes ekipeve shqiptarë që u zhvillua në Çair, Shkupi mundi Shkëndijën me rezultat 2-1.

Në ndeshjet tjera Ak. Pandevi u mund nga Tikveshi me rezultat 1-4, Makedonija GjP mundi 7-0 Pobedën, Rabotniçki fitoj ndaj Bregallnicës me rezultat 5-4.

Kështu mbyllet matematikisht gara për titull, pasi Struga tashmë dy xhiro para fundit grumbullon 62 pikë, 7 më shumë se Shkupi në vendin e dytë (55) dhe 8 më shumë se Shkëndija në të tretin (54).

Struga shkruan historinë me Shpëtim Duron si trajner, fiton titullin