TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas kritikave të shumta nga mediat dhe tifozët, drejt “pleshtit” Lionel Messi dhe “yllit” portugez, Cristiano Ronaldo, ka reaguar legjenda e mesfushës franceze, Claude Makelele. Ai iu ka dalë në “mbrojtje” të “më të mirëve” të historisë së futbollit.
Në fjalën e tij për mediat, ish-mesfushori francez, tha se është e tmerrshme të shohësh lojtarë të këtij kalibri të kritikohen në këtë mënyrë, teksa risolli në kujtëse largimin e hidhur të Cristiano Ronaldo nga Manchester United, si dhe episodet e fundit që po kalon Messi te PSG.
“Më dhemb të shoh lojtarë të këtij kalibri të kritikuar. Ka ndodhur me Ronaldon te Manchester United, ka ndodhur me Messin te PSG, është turp. Kjo është bërë që lojtarë të tillë të kuptojnë se nuk ia vlen më të luash në kampionatin francez. Është turp të humbasësh lojtarë të tillë që janë argëtues, ne kemi nevojë për ta”,- tha ish-mesfushori francez.