SPORT, 29 Janar 2022, 18:32

Bardheblutë humbasin tifozët, "Tirona Fanatics" bojkot edhe sfidës me Kukësin

Bardheblutë humbasin tifozët, "Tirona Fanatics" bojkot edhe

Ashtu si në sfidën e fundit, në derbin kundër Dinamos, grupimi më i rëndësishëm i tifozëve bardheblu, "Tirona Fanatics" ka lajmëruar se nuk do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Air Albania” për super sfidën, Tirana-Kukësi.

Shkaku i këtij bojkoti është i njëjtë edhe këtë herë, tifozët nuk pranojë të futen në stadium duke paraqitur kartën e identitetit, një kusht ky i cili nuk pritet të ndryshojë, por në të njëjtën kohë as vendimi i tifozëve ultras. Për Tiranën kjo është një humbje e madhe, jo vetëm në aspektin financiar, por mbi të gjitha për mbështetjen e madhe që ky grupin i jep ekipit.

Bardheblutë humbasin tifozët, "Tirona Fanatics" bojkot edhe

Bardheblutë humbasin tifozët, "Tirona Fanatics" bojkot edhe