SPORT, 29 Janar 2022, 17:33

VIDEO/ Shkëlqen Ernest Muçi, sulmuesi shqiptar realizon dy gola në miqësore

VIDEO/ Shkëlqen Ernest Muçi, sulmuesi shqiptar realizon dy gola

Ernest Muçi ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë në miqësoren e fundit që skuadra e tij, Legia e Varshavës luajti kundër Radomiakut. Sulmuesi shqiptar realizoi dy gola në triumfin 4-0.

Një test i mirë për 20-vjeçarin tani që kampionati është ndalur për shkak të pauzës së kombëtareve. Shqiptari shënoi në minutën e 20 të pjesës së parë dhe në minutën e 81.