TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në prag të sfidës së të dielës ndaj Kastriotit, e cila do të zhvillohet në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, në konferencën për shtyp ka analizuar takimin për skuadrën shkodrane:
Kastrioti – “Ne përpiqemi për çdo ndeshje njësoj dhe nesër e marrim seriozisht. Është gjithçka e rëndësishme nesër. Kemi punuar shumë dhe mendojmë për rezultatin. I rëndësishëm është çdo dyluftim dhe top i fituar. Prandaj është çdo ndeshje e rëndësishme, si një finale dhe për ata është situatë e njëjtë. Ne do marrim më të mirën.”
Qendra e mbrojtjes – “Nesër kemi Adilin që është kthyer dhe normalisht do fusim formacionin më të mirë. Dianje është bërë prind dhe ka leje nga klubi. E urojmë për këtë gjë dhe i urojmë më të mirat, e presim në ditët në vijim.”
Grupi – “Jemi në punë për maksimumin. Ne përpiqemi për të marrë më të mirën nga lojtarët dhe mos lëmë hapësira për të marrë lojtarë të tjerë, sepse këtu futen presidenti dhe drejtori pastaj. Duhet tu japim mundësitë lojtarëve që kemi. Ata duhet të kuptojnë se nga ana psikologjike dhe fizike të transmetohet dhe perceptohet mirë.”
Mbyllja e gjysmës së sezonit – “Çdo ndeshje që kalon dhe çdo pikë që lëmë rrugës na vret, kemi bërë mirë deri tani, por me finalizimet nuk jemi mirë. Të bëjmë mirë me këtë pjesë dhe do jemi më mirë.”, përfundoi Brdariç.