SPORT, 16 Shtator 2022, 11:08

Një mungesë për Shkëmbin, si pritet të rreshtohet Teuta sot ndaj Tiranës

Një mungesë për Shkëmbin, si pritet të rreshtohet Teuta

Në seancën e fundit Teuta u fokusua tek ana taktike, teksa Shkëmbi provoi formacionin që do të zbresë sot në fushë.

Të gjithë ishin nën urdhrat e tij, përveç qendërmbrojtësit Artan Jazxhi, i cili ka punuar veçmas grupit, duke qenë në kujdesin e stafit mjekësor pas dëmtimit që pësoi tri javë më parë.

Pritet që formacioni të jetë i njëjtë si ndaj Kukësit, ndërsa mbrojtësi i riaftësuar, Harrallamb Qaqi, sipas të gjitha gjasave do ta nisë nga stoli në rast se Shkëmbi vendos që ai të jetë titullar, do të sakrifikohet një mes Kuros dhe Idrizajt.