SPORT, 15 Shtator 2022, 21:32

Conference League/ Dy gola nuk i mjaftojnë Ballkanit të Dajës, mundet në transfertë

Conference League/ Dy gola nuk i mjaftojnë Ballkanit të Dajës,

Dy gola të shënuar në fushën e Slavias së Pragës në humbjen 3-2, por edhe disa gabime të evitueshëm në mbrojtje. Kjo ka qenë tabloja e ndeshjes së sotme të Ballkanit të Ilir Dajës në Ligën e Konferencës përballë çekëve, të cilët janë pretendentë për kualifikimin e mëtejshëm në grup.

Kampionët e Kosovës ishin dy herë në avantazh në pjesën e parë me anë të Krasniqit e Korenicës, por u arritën nga golat e Jurashek dhe Olajinka. Ndërsa më pas ishte Maspoust ai i cili ndëshkoi skuadrën kosovare para fundit të pjesës së parë. Në fund të ndeshjes, Astrit Thaqi u ndëshkua me karton të kuq dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.

Vendasit dominuan pjesën e dytë të ndeshjes, duke mos lënë hapësira për kosovarët që të rrezikonin, teksa në fund dolën me tre pikët nga ky duel që u jep kreun në grupin e tyre, ndërsa lë skuadrën e Ballkanit në fund në kuotën e 1 pike.

REZULTATET

GRUPI E

Apollon-Dnipro1 1-3
AZ Alkmar-Vaduz 3-1

GRUPI F

Djugarden-Molde 3-2
Gent-Shamrok Rovers 3-0

GRUPI G

CFR Kluzh-Sivaspor 0-1
Slavia Pragë-Ballkani 3-2

GRUPI H

Zalgiris-Bazel 0-1
Pjunik-Slovan Bratislava 2-0