SPORT, 8 Tetor 2024, 19:25

Ndryshime te Spanja para Nations League, dëmtohet sulmuesi

Ndryshime te Spanja para Nations League, dëmtohet sulmuesi

Nico Williams do të mungojë te Spanja për ndeshjet e planifikuara për në tetor, ndaj Danimarkës dhe Serbisë, në kuadër të Nations League. Siç u njoftua sot nga Federata, sulmuesi anësor i Bilbaos është i detyruar të kthehet në klubin bask  për shkak të një problemi fizik.

Trajneri i spanjollëve, De La Fuente i ka marrë masat dhe në vend të Nico-s k vendosur që të grumbullojë Sergio Gómez, futbollist që impenjohet me Sociedad.

Spanja renditet në vendin e dytë në Group 4 të League A. Deri më tani, të besuarit e De La Fuentes kanë grumbulluar 4 pikë.