TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare ish-futbollisti i shquar i Kombëtares dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho. Lajmin e trishtë e ka dhënë faqja zyrtare në Facebook e ekipit të Luftëtarit.
Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegances dhe driblimit të tij.
Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me ekipin përfaqësues ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.