TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
FLASH!
SPORT, 8 Tetor 2024, 14:39
Çeki-Shqipëri, UEFA ia beson ndeshjen e Nations League një arbitri strikt
TPZ
Benoit Bastien
Shqipëria do të përballet me Çekinë me 11 tetor, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Për takimin që do mbahet në epet ARENA (Prague), UEFA ka vendosur që të arbitrojë një gjyqtar francez.
Benoit Bastien do të ndajë drejtësi në këtë sfidë, ndërsa do të ketë edhe ndihmën e Hichman Zakrani dhe Aurelien Berthomieu. Thomas Leonard është parë e arsyeshme të caktohet arbitër i katërt.
Sa i takon kryesorit Bastien, bëhet fjalë për një gjyqtar mjaft strikt, pasi në 4 ndeshje që ka arbitrur në Ligue 1 këtë sezon, ka nxjerrë nga xhepi plot 24 herë kartonin e verdhë.