SPORT, 26 Shtator 2023, 13:48

Kolumbi, vritet presidenti i klubit pas humbjes së skuadrës

Kolumbi, vritet presidenti i klubit pas humbjes së skuadrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi, me presidentin e klubit Tigres, Edgar Paez që është vrarë pas një humbje që mori skuadra.

63-vjeçari po linte stadiumin dhe së bashku me vajzën e tij po drejtoheshin në makinë. Menjëherë dy persona të maskuar me motoçikletë e qëlluan me armë, me Paez që gjeti menjëherë vdekjen.

Policia e Bogotës ka nisur menjëherë investigimin për vrasje, teksa klubi reagoi në rrjetet sociale, duke u shprehur se i gjithë sporti kolumbian është në shok total.